Opinion - Debati Nano - Berisha (31 janar 2002)

Nje program nga Blendi Fevziu Përballja mes Sali Berishës dhe Fatos Nanos në vitin 2002 në "Opinion" në Tv Klan është debati më i ndjekur në vend, emision që u transmetua edhe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Dy liderët politikë të asaj kohe "rrahën" mendimet ballë për ballë, nën moderimin e gazetarit dhe drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu. Ishte hera e parë që dy liderët politikë të vendit ballafaqoheshin në një intervistë televizive, në një kohë kur nuk kishte kaluar shumë nga viti i mbrapsht 1997. Filozofitë dhe mendimet e ndryshme politike që i ndanin ishin të mëdha, por në fund të emisionit që zgjati rreth 2 orë, debati u mbyll me një shtrëngim duarsh Nano-Berisha.  Lexoni përballjen e plotë Berisha-Nano në Opinion: https://tvklan.al/video-e-plote-e-debatit-me-te-famshem-politik-nano-berisha-ne-opinion-ne-2002/ *Ky material është pjesë përbërëse e arkivës së televizionit Klan në periudhën 2002-2012 që do të publikohet në kanalin e ri në Youtube RTV Klan arkiva.