Emisioni "Me zemer te hapur" nga Evis Ahmeti ne News24 25 korrik, 2018 Fatmir Çela eshte 38 vjec dhe ka patur nje jete jo te lehte. Prinderit u divorcuan kur ai ishte 10 vjec dhe u rrit vetem nga nena e tij Shpresa. Pasi vitet kaluan dhe ai nuk ishte me nje femije, me mbleseri e njohen me Antoneten nga Mamurrasi. U martuan dhe nga kjo lidhje erdhi ne jete nje djale te cilin e quajten Ermal. Teksa jeta e tyre vazhdonte mes veshtiresive te medha financiare per shkak te borxheve, Antoneta pa thene asgje vendosi te shkonte tek prinderit e saj e te mos kthehej me. Pas shume tentativash dhe lutjesh qe ta falte ajo jo vetem qe nuk u kthye me pas, por shkoi ne gjykate dhe paraqiti kerkese padine per divorc. Shpresa thote se kane kerkuar te takojne djalin, por familja e saj nuk i ka lejuar gjate gjithe ketyre viteve. Antoneta eshte larguar te jetoje ne Itali prej afro 2 vitesh tashme dhe djalin e ka lene tek prinderit. Ajo eshte rimartuar me nje shtetas Italian dhe kerkon qe te marre te birin, por Fatmiri nuk pranon te firmose. Nena e tij ka mberritur ne studion e emisionit “Me zemer te hapur’ per te hedhur drite mbi konfliktin e kaq shume viteve…