E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (13 maj 2018)

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN; Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-29-sezoni-10/ Seanca e ditës së sotme, në rubrikën “Shihemi në gjyq”, është vazhdimësi e një seance e cila është zhvilluar më 24 Dhjetor 2017, mes Ramizit dhe vajzës së tij Eridës. Por këtë herë Ramizi është thirrur nga kunata e tij, Safetja dhe dy vajzat e saj të cilat janë të pranishme në publik. Ata janë të gjithë bashkëpronarë të një trualli, të cilin ia kanë besuar investitorit Olsi Xhymerti për të ndërtuar një pallat. Ramizi pretendon se është mashtruar nga Olsi ndërkohë që kunata dhe mbesat e Ramizit, akuzojnë atë se ka bërë veprime për ta përfituar pasurinë të gjithën për vete, duke mënjanuar familjen e vëllait të tij të ndjerë. Safete: Unë sot zonja Eni kam ardhur, sepse jam shumë e shqetësuar për gjyqin që ka ndodhur më 24 Dhjetor dhe unë ndodhesha në Itali pasi kisha vajzën shumë të sëmurë. Emisionin tuaj unë e ndjek gjithmonë, dhe një të dielë shoh kunatin tim Ramizin, i cili ishte thirrur në seancë ndërmjetësimi nga e bija. Ne kemi truallin me katër bashkëpronarë, ajo tokë nuk është vetëm e Ramizit. Ramizi e di shumë mirë që ne jemi katër bashkëpronarë, janë tre vëllezër dhe një motër. Pas vdekjes së tim vëllari edhe unë pretendoj pjesën time. Menjëherë sapo dëgjova gjyqin unë mora në telefon Olsin dhe i thashë çfarë është ky gjyq, pse ka dalë Ramizi te zonja Eni. Paska bërë katër kontrata false. I kërkova llogari, pse i ke bërë i thashë ne jemi katër bashkëpronarë. Ai më tha që dokumentet i ka në rregull. Më tha që kur të vija në Shqipëri të kontaktoja me të. Juristja Eni Çobani tregon se gjenden 4 dokumente, nga të cilat ka nisur konflikti. Gjithçka nisi nga një kontratë sipërmarrjeje më 27.03.2012, ku Ramizi ia dha truallin Olsi Xhymertit në këmbim të një apartamenti 50 deri në 55 metra katrorë. Më pas u bë një kontratë dhënie trualli për ndërtim, më 04.06.2013, ku thuhej se Ramizi do të merrte një apartament prej 62 metrash katrorë në ndërtesën që do ngrihej në truallin e tij dhe një kat papafingo në Golem. Eni Çobani: Ju më keni sjellë një kontratë kalimi pronësie, mbi parcelën ndërtimore, të cilën e keni lidhur: Ramiz Zylyfi, Mereme Zylyfi, Safete Zylyfi, Juliana, Marinela, Resmie, Rudina Çakri, Flora Zeqiraj dhe Xhoana Drini. Janë të gjithë pjesëtarë të kësaj pronë. Pronë e cila z. Ramiz na ka thënë se është 208 metra katrorë. Unë duhet të di nëse ju keni bërë me njëri tjetrin ndonjë deklaratë noteriale, për sa i përket pjesës takuese dhe përqindjes që do të merrnit në këtë ndërtim, sepse problemi i këtyre kontratave është pikërisht fakti që ju nuk keni të përcaktuar përqindjen që do të merrnit si bashkëpronarë, të këtij ndërtimi që do të bëhej mbi truallin 208 metër katrorë. Safete: Ka ardhur vetë Ramizi në shpi, një vit pasi më kishte vdekur im shoq. Ne i bëmë dokumentet. I lidhëm dokumentet të gjithë dhe u mblodhëm te lokali i pronarit, Olsi. Dhe unë i thashë zoti Olsi ti që na ke mbledhur të gjithëve, katër bashkëpronarë, kontratat që do bëjmë je dakord që t’i bëjmë më afat i thashë, dhe me përqindje? Ai nuk pranoi. Pasi ai nuk pranoi unë i thashë që refuzoj të lidh kontratë me ju. Duke qenë se unë refuzova kunati im Ramizi bashkë me Olsi Xhymertin i kanë mbledhur certifikatat e familjes sime dhe kanë kryer çdo veprim pa dijeninë time.